Më 17 tetor, u çel në Tokio Festivali i 26-të Ndërkombëtar i Filmit, i cili do të zgjasë 9 ditë. Ky është një ndër 13 festivalet ndërkombëtare të filmit,krahas atyre të Kanës, Venecias dhe Berlinit, si dhe festivali më i madh i filmit në Azi.
Gjatë festivalit do të shfaqen mbi 300 filma. Në garën për çmim do të marrë pjesë dhe filmi kinez "Ditari i një polici", i cili flet për jetën e një polici në Mongolinë e Brendshme të Kinës.