Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) u shpreh të mërkurën se Siria ka shkatërruar gjashtë objekte të prodhimit të armëve kimike.
Inspektorët e OPCW-së kanë kontrolluar gjithsej 11 pika armësh kimike në Siri, dhe në 6 prej tyre lënda e parë për të prodhuar armë kimike dhe instalimet përkatëse janë shkatërruar nga qeveria siriane.
Sipas deklaratës së OPCW-së, inspektorët e saj dhe zyrtarët sirianë kanë bashkëpunim pozitiv.
Para datës 11 nëntor 60 inspektorët e organizatës duhet të mbarojnë punët e hetimit, të regjistrojnë të gjitha objektet e prodhimit dhe t'i nxjerrin ato jashtë funksionimit, dhe të shkatërrojnë lëndët e para për prodhimin e armëve kimike. (Wang Xianya/Artani)


















