Më 16 tetor u mbyllën në Gjenevë të Zvicrës bisedimet e 6-es (SHBA, Angli, Francë, Rusi, Kinë dhe Gjermani) mbi problemin bërthamor të Iranit. Për herë të parë, palët arritën të hartojnë një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se në 7 dhe 8 nëntor do të zhvillohet në Gjenevë një raund tjetër bisedimesh mbi armatimin nuklear të Iranit.
Në konferencën për shtyp pas bisedimeve, përfaqësuesja e lartë e diplomacisë dhe politikës për siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton tha se u diskutua në mënyrë të detajuar për problemin bërthamor të Iranit dhe palët arritën në përfundim unanimisht.
Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se gjatë bisedimeve, pala iraniane tregoi "seriozitet" dhe "prakticitet " për zgjidhjen e problemit bërthamor. Sipas tij, Irani duhet të zbatojë konkretisht angazhimin ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Kryetari i delegacionit të Kinës Pang Sen u shpreh në Gjenevë se Kina shpreson se palët do të nxisin përparimin e bisedimeve për këtë çeshtje. Pala kineze do të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen paqësore të problemit bërthamor të Iranit nëpërmjet rrugës politike dhe diplomatike, tha përfaqësuesi i delegacionit kinez.(Du/Eda Merepeza)