Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon emëroi të mërkurën holandezin Sigrid Kaag si kryetarin e delegacionit për eliminimin e armëve kimike në Siri.
Në konferencën e përbashkët të shtypit Ban konfirmoi emërimin e Kaag si koordinuesin e posaçëm të delegacionit të OPCW-së dhe të OKB-së.
Shefi i OKB-së tha se Kaag do të përgjigjet për mbikëqyrjen e punëve praktike të punonjësve të OPCW--it dhe të OKB-së.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike miratoi muajin e kaluar një rezolutë, në të cilën kërkon që deri në mesin e vitit 2014 të ketë përfunduar puna për eliminimin e plotë të armëve kimike në Siri. (Zhan Dian/Albana)


















