Greqia shpreson se zgjidhja e boshllëkut të saj financiar për 2014-n do të mundësohet në dhjetor nga kreditorët ndërkombëtarë, tha të mërkurën ministri grek i Financave Yannis Stournaras.
Ministria e Financave bëri të ditur se 4 veprimet paraprake të Greqisë duhen ndërmarrë përpara dhënies së këstit tjetër prej 1 miliardë eurosh që pritet në nëntor.
Përsa i përket masave të reja, Greqia pret një vendim mbi mënyrat e mbulimit të hendekut financiar për vitin 2014, hendek ky i vlerësuar mbi 3 miliardë euro.
Ndërkohë, thuhet se deri në fund të vitit 2013 do të arrihet një suficit primar, që do të thotë se nuk do të krijohet më një borxh i ri. (Albana)