Mediat në Vietnam shkruajnë se vizita e kryeministrit kinez Li Keqiang i shërben shtimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në rajonin e Azisë juglindore në përgjithësi.
Gazeta "Vietnam News" vlerëson konsensusin e arritur mes Li dhe homologut të tij vietnamez Nguyen Tan Dung për zhvillimin e marrëdhënieve në partneritet strategjik.
"Palët ranë dakord për krijimin e tre grupeve të punës, për çështjet detare, infrastrukturën dhe bashkëpunimin financiar", shkruan gazeta.
"Vizita e homologut kinez do të ndikojë në zgjerimin e lidhjeve miqësore mes palëve, vendeve e popujve", citohet kryeministri vietnamez nga gazeta "Vietnam News".
Ndërsa radioja "Zëri i Vietnamit" fokusohet në raportimet e saj te nevoja për rritjen e besimit politik mes Hanoit dhe Pekinit. (Ardi Pulaj)