PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fuqitë botërore mirëpresin propozimin e Teheranit
2013-10-16 09:44:55 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi 5+1 ku përfshihen SHBA-ja, Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania ka mirëpritur propozimin e ri të Iranit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth programit të tij bërthamor.

Zv.ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi është duke bërë sugjerimin pas ditës së parë të negociatave ndërmjet Teheranit dhe 5+1-shit.

Delegacioni i grupit 5+1 kryesohet nga shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Kjo është hera e parë që Irani dhe superfuqitë botërore ulen në tryezën e bisedimeve për të negociuar programin bërthamor që nga zgjedhja e presidentit Hassan Rouhani.

Rouhani ka ndryshuar qëndrimin e vendit krahasuar me kohën kur vendi drejtohej nga Mahmoud Ahmadinejad.

(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China