Sipas të dhënave të publikuara nga Akademia e Turizmit e Kinës (ATK) parashikohet se në vitin 2013 Kina do të regjistrojë një total rreth 3.4 miliardë turistësh vendës dhe të huaj, 10% më shumë sesa në vitin 2012. Ndërsa të ardhurat nga sektori turistik pritet të rriten me 11%, duke arritur në 2.87 trilionë juanë.
Sipas statistikave të 3 tremujorëve të parë, ATK-ja analizon se tregu turistik i Kinës ruan një prirje rritjeje, pasi është shtuar numri i kinezëve që udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa numri i turistëve që vijnë në Kinë është në rënie.
Zyrtari Li Zhongguang nga ATK-ja shpjegoi më tej se për të nxitur turizmin kombëtar, duhet të inkurajohen më shumë udhëtimet e ndryshme. (Wang Xianya)