Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton tha të hënën në Gjenevë se Kina, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Gjermania do të takohen me Iranin më 15 dhe 16 tetor. Sipas saj, Bashkimi Europian është optimist për këtë takim.
"Shpresojmë se në bisedimet dyditore do të arrihet një rezultat konkret, dhe të krijohet mundësia të diskutohen sugjerimet e paraqitura nga 6 palët dhe pikëpamjet e Iranit, " tha Ashton.
Irani ka lëshuar një sërë sinjalesh pozitive ditët e fundit, që kanë tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Në sesionin e 68-të të OKB-së presidenti iranian Hassan Rouhani vuri në dukje se Teherani është i gatshëm për t'u ulur në tryezën e bisedimeve me vendet e tjera, duke theksuar se programi bërthamor i vendit të tij ka qëllime paqësore. (Wang Xianya/Albana)