PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
2013-10-15 09:55:42 CRI Komenti juaj Printoni

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos ritheksoi në Tiranë së vendi i tij do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Venizelos shprehu dëshirën e qeverisë greke për zhvillimin në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe. "Presidenca greke e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, bashkë me presidencën italiane do të krijojnë një kornizë të bashkëpunimit mesdhetar për implementimin e objektivave të integrimit europian të vendeve tona", theksoi Venizelos në konferencën për shtyp në Tiranë.

"Ne do të kemi një politikë të përbashkët detare, në të dy presidencat e BE-së, shtoi kreu i diplomacisë greke. Ai kërkoi ngritjen e një komisioni dypalësh për zgjidhjen e çeshtjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China