PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Asambleja parlamentare e NATO-s miraton rezoluta për Sirinë dhe Afganistanin
2013-10-15 09:45:47 CRI Komenti juaj Printoni

Punimet katërditore të Asamblesë parlamentare të NATO-s, që u mbajt në qytetin kroat të Dubrovnikut, u mbyllën me dy rezoluta, përkatësisht për situatën në Siri dhe Afganistan.

Në rezolutën për Sirinë, të miratuar gjatë seancës plenare të Asamblesë, thuhet se vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë ndihmat humanitare për vendet pritëse të miliona refugjatëve sirianë. Ndërkohë i bëhet thirrje të gjitha palëve në Siri të zgjidhin konfliktin me dialog. Përpjekjet ndërkombëtare mund të ndikojnë në zgjidhjen paqësore të konfliktit sirian, deklaroi përfaqësuesi i Letonisë Ojars Eriks Kalnins.

Ndërsa rezoluta për Afganistanin fokusohet në vazhdimin e mbështetjes politike dhe financiare për këtë vend, pas tërheqjes së misionit të NATO-s (ISAF), i cili vitin e ardhshëm do të zëvendësohet nga një mision tjetër.

Stabiliteti afatgjatë në Afganistan varet nga progresi politik, ekonomik dhe shoqëror, si dhe nga aftësia e forcave afgane të sigurisë për mbrojtjen e diversitetit të popullsisë vendase, theksohet në rezolutë.

Në punimet e Asamblesë parlamentare të NATO-s pati një pjesmarrje të gjerë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China