Të dërguarit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Gjermanisë filluan të martën në Gjenevë një raund të ri bisedimesh me Iranin mbi programinbërthamor të këtij të fundit.
Bisedimet mes Iranit Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara plus Gjermaninë, të përfaqësuar nga shefja për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së Catherine Ashton rifilluan mes një atmosfere relativisht pozitive.
Pas zgjedhjeve në qershor në Iran dhe bisedës telefonike mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij iranian Hasan Ruhani muajin e kaluar, kontakti i parë ndërmjet presidentëve të të dy vendeve prej më shumë se tre dekadash, pritet që të arrihet progres gjatë bisedimeve dyditore.
Ashton tha në një deklaratë të publikuar të hënën se shpreson që të dyja palët do të kenë "dy ditë shumë produktive, një mundësi për të shqyrtuar të dyja propozimet që kemi paraqitur, por gjithashtu edhe idetë që vijnë nga Irani". "Kemi ardhur këtu me optimizëm të matur, por edhe me një ndjenjë të vërtetë vendosmërie," theksoi Ashton.
Delegacioni iranian kryesohet nga ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif. (Artani)