Të martën nisi në Gjenevë të Zvicrës raundi i ri i dialogut midis 6 vendeve dhe Iranit lidhur me problemin bërthamor iranian. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying u shpreh të martën në Pekin se Kina shpreson që palët përkatëse do ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe do të forcojnë përpjekjet diplomatike, për të arritur sa më shpejt progres.
Zëdhënësja Hua u shpreh se pala kineze ka qenë gjithmonë e mendimit se nxitja e dialogut është mënyra e vetme e duhur për ta zgjidhur çështjen bërthamore të Iranit. Në këtë raund bisedimesh palët përkatëse duhet t'i trajtojnë dallimet në mënyrë të përshtatshme dhe duket të kërkojnë gjetjen e një projekti konkret për zgjidhjen e problemit, për të hapur një fazë të re të bisedimeve.
Zëdhënësja e diplomacisë kineze theksoi gjithashtu se Pekini është i gatshëm të komunikojë me palët e ndryshme, për të dhënë ndihmesë konstruktive në procesin e bisedimeve për çështjen bërthamore iraniane.(Zhan Dian/Artani)