Marrëdhëniet midis Kinës dhe Vietnamit kanë shënuar progres të dukshëm, tha kryeministri Li Keqiang gjatë një konference të përbashkët me homologun vietnamez Nguyen Tan Dung, të dielën në Hanoi.
Të dy vendet kanë përparuar në bashkëpunimin për çështjet detare, tokësore dhe financiare, tha Li, duke shtuar se u ra dakord për vazhdimin e thellimit të besimit politik dhe mbajtjen e kontakteve të nivelit të lartë, sidomos për të ruajtur stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.
Në kuadër të bashkëpunimit për çështjet detare, Li bëri thirrje për nxitjen e bisedimeve për eliminimin e kufirit ujor pranë Gjirit Beibu.
Vietnami është etapa e fundit e vizitës së kryeministrit kinez Li Keqiang në Azinë Juglindore. Më parë ai vizitoi Brunein dhe Tajlandën. (Leftion Peristeri)