Dy autobomba shpërthyen në afërsi të televizionit shtetëror sirian mbrëmjen e së dielës në Damask, duke shkaktuar dëme materiale si dhe ndërprerjen e një prej kanaleve të transmetimit, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Sirisë.
Autoritetet bënë të ditur se nga shpërthimet janë plagosur disa prej kalimtarëve si dhe është gjetur një trup pa jetë.
Kanali shtetëror transmetoi pamjet e një videoje të shkurtër pas shpërthimit, duke treguar dëmet e shkaktuara në Sheshin Umayyad, në zemër të Damaskut.
(Albana)