Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi një shkollë dygjuhëshe në një qytet verior tajlandez, ku u bëri thirrje nxënësve të rrisin miqësinë tradicionale mes dy vendeve. Me rastin e vizitës së kreut të qeverisë kineze në shkollën Chongfah Sinseung Wanich Bamrung, nxënësit shfaqën një koncert artistik me pjesë kineze. Kryeiministri Li lexoi poezi të lashta dhe proverba kineze bashkë me studentët dhe shprehu dëshirën që ata të jenë ambasadorë të miqësisë mes Kinës dhe Tajlandës.
Gjatë kësaj vizite kryeiministri Li u takua me vullnetarë të mësimit të gjuhës kineze në shkollë, të cilët i përgëzoi për kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe u bëri thirrje të konsolidojnë fondacionin për miqësinë kino-tajlandeze. Ai u dhuroi studentëve lodra, suvenire dhe libra.
Po të dielën kreu i qeverisë kineze vizitoi një ekspozitë të artizanatit taljandez, ku theksoi se Kina dhe Tajlanda kanë veçoritë e veta, por mund të shkëmbejnë eksperienca për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Tajlanda është ndalesa e dytë e turneut të parë të kryeministrit Li në Azinë Juglindore, në kuadër të së cilit, në samitin e Bruneit ai takoi disa nga liderët aziatikë, ndërkohë që sot viziton Vietnamin. (Eda Merepeza)