PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kerry, optimist për zgjidhjen diplomatike të çështjes bërthamore iraniane
2013-10-14 19:07:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry deklaroi në Londër se po shtohen mundësitë për zgjidhjen diplomatike të programit bërthamor të Iranit.

Kerry, gjatë një fjalimi në konferëncën për politikat e sigurisë, tha se gjatë bisedimeve mbi problemin bërthamor të Iranit, duhet të merret parasysh edhe shqetësimi i Izraelit për sigurinë e tij. Ai shtoi se Irani duhet të mbajë premtimet e të garantojë siguri e transperencë.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve me Teheranin në Gjenevë të martën e të mërkurën.

Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi së fundi para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se vendi i tij kërkon që palët të jenë konstruktive gjatë negociatave dhe premtoi se programi bërthamor është vetëm për qëllime paqësore. (Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China