Të paktën 20 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në provincën veriperëndimore Idbil të Sirisë, njoftuan mediat lokale.
Ngjarja ndodhi në qytetin Darkousk, pasi më herët dy kamikazë shpërthyen makinat pranë selisë së televizionit shtetëror në Damask të dielën në mbrëmje.
Nga shpërthimi u dëmtuan vetëm ndërtesat përreth e nuk pati të vdekur apo të lënduar. (Ardi Pulaj)