Kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologia e tij tajlandeze Yingluck Shinawatra morën pjesë në Bangkok në ceremoninë e hapjes së ekspozitës mbi hekurudhat kineze për trenat e shpejtësisë së lartë.
Sipas planit, me teknologjinë e Kinës, koha e udhëtimit me tren të shpejtësisë së lartë nga Bangkoku deri në Chiang Mai do të shkurtohet në 3 orë, nga mbi 11 orë që është aktualisht.
Kryeministri Li theksoi se teknologjia kineze është moderne, e sigurtë, e besueshme dhe çmimi është konkurrues. Ai theksoi se bashkëpunimi Kinë-Tajlandë në fushën hekurudhore jo vetëm do të nxisë përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin ekonomik e shoqëror, por do të japë një kontribut për popujt e dy vendeve dhe rajonit.
Yingluck Shinawatra vlerësoi arritjet e Kinës në ndërtimin e hekurudhës për trenat e shpejtësisë së lartë, duke ftuar kompanitë kineze në projektet e infrastrukturës në Tajlandë. (Jiang Lei)