Irani do të paraqesë një propozim me tre faza për programin bërthamor gjatë bisedimeve të së martës në Gjenevë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, njoftuan të shtunën mediat lokale.
Propozimi, nëse mbështetet, automatikisht do t'i detyrojë palët të pranojnë të drejtat e Iranit për të pasuruar uraniumin.
Dokumenti gjithashtu përmban hapat konkretë për negociatat e mëtejshme.
Agjencia e lajmeve ISNA shkruan se zyrtarët iranianë besojnë se pa një marrëveshje në fazën e parë, vijimi i bisedimeve do të jetë i vështirë, ndoshta i pamundur. (Ardi Pulaj)