PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bayley: "Të zgjidhet shpejt kriza e Sirisë"
2013-10-12 10:01:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të vendeve të NATO-s, Hugh Bayley deklaroi të premten se kriza në Siri duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe shtetet që mbështesin rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armët kimike duhet të mbajnë premtimet, për të garantuar zbatimin e dokumentit e për të nxitur zgjidhjen politike të problemit.

Bayley i bëri këto deklarata në sesionin e rradhës të Asamblesë Parlamentare të vendeve të NATO-s, që u zhvillua në Kroaci.

Ai kërkoi krijimin e kushteve të përshtatshme për fazën e dytë të bisedimeve në Gjenevë dhe për zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se shpreson që vendet anëtare të vazhdojnë mbështetjen e operacioneve në Afganistan. Ai shtoi se megjithëse gjendja ekonomike është serioze, Asambleja Parlamentare duhet t'i kushtojë më shumë rëndësi shpenzimeve ushtarake. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China