Shefi i OKB-së Ban Ki-moon tha të premten se ka marrë një letër nga Këshilli i Sigurimit ku njoftohej mbështetja për propozimin e tij për shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë e mënyrave se si të bëhet një gjë e tillë.
Para se të nisej nga Bandar Seri Begawan, kryeqyteti i Burneit, ku ndodhej për samitin e ASEAN-it, Ban premtoi se OKB-ja do të bashkëpunojë ngushtë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për të mbyllur me sukses këtë proces. (Ardi Pulaj)