PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar vlerëson sugjerimin e kryeministrit kinez
2013-10-11 10:09:24 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri i Kinës Li Keqiang mori pjesë në mbledhjen e liderëve "10+1" të ASEAN-it, ku dhe mbajti një fjalim. Politikanë të huaj dhe studjues kanë deklaruar për mediat se vizioni i kreut të qeverisë kineze mbi rritjen e bashkëpunimit të ASEAN-it në 10 vitet e ardhshëm është inkurajues.

Sipas Sulltanit Hassanal Bolkiah, sugjerimi i kryeministrit Li Keqaing mbi forcimin e metejshëm të lidhjeve ekonomike midis kësaj zone dhe Kinës, do të ndihmojë ekonominë vendase për tu përshtatur me ndryshimet e ekonomisë globale lokale. Kina është partneri më i madh tregtar i vendeve të ASEAN-it në 5 vitet në vazhdim.

Sekretari i ASEAN-it Le Luong Minh tha se shtetet anëtare të ASEAN-it i vlerësojnë bisedimet për zonën e tregtisë së lirë Kinë-ASEAN si një sinjal pozitiv, që tregon se Kina do të nxisë bashëpunimin me ASEAN-in gjatë 10 viteve të ardhshme. Kina është partneri dhe burimi kryesor i investimeve të huaja të ASEAN-it.(Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China