PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri-Rusi, nxitje bashkëpunimit në turizëm
2013-10-09 10:00:11 CRI Komenti juaj Printoni
Ministrja shqiptare e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni u takua të martën me ambasadorin e Rusisë në Shqipëri Leonid Abramov, duke e vënë theksin në bashkëpunimin në fushën e turizmit mes dy vendeve.

"Shqipëria është e angazhuar për të zhvilluar më tej potencialet e saj turistike," tha Gjermeni , duke bërë thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe agjencive turistike ruse. "Ambasadat janë një mjet efikas për të promovuar ofertën turistike shqiptare jashtë vendit ", theksoi Gjermeni.

Abramovi u shpreh se bizneset ruse ishin të interesuara për të investuar në turizëm. "Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe shumë për të ofruar në këtë sektor," shtoi ai.

Rreth 12 000 vizitorë nga Rusia udhëtuan për në Shqipëri në vitin 2012.

Shqipëria hoqi vizat për një periudhë katërmujore për shtetasit rusë, por agjencitë turistike shohin si pengesa për rritjen e numrit të turistëve rusë jo çështjen e vizave, por mungesën e fluturimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve, numrin e vogël të hoteleve dhe cilësinë jo të mirë të shërbimit. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China