Sivjet mbushen 10 vjet nga krijimi i marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Kinës dhe ASEAN-it. Gjatë këtyre 10 vjetëve, u shpreh kreu i qeverisë kineze, Kina dhe ASEAN-i e kanë çuar vazhdimisht përpara bashkëpunimin konkret mes tyre dhe kanë ndërtuar zonën e tregtisë së lirë më të madhe në botë mes vendeve në zhvillim. Kina është partnerja tregtare më e madhe e ASEAN-it dhe ASEAN-i është partneri i tretë tregtar i Kinës.
Për sa i përket bashkëpunimit në Azinë Juglindore dhe politikave rajonale të qeverisë së re kineze, Li Keqiang theksoi se, si pjesë të të njëjtit kontinent, Kina dhe vendet e tjera aziatike kanë fate të përbashkëta. Zhvillimi i Kinës kërkon një mjedis të qëndrueshëm e paqësor dhe ASEAN-i është përparësia e diplomacisë kineze në rajon.
Mbi problemin e detit të Kinës Jugore, kryeministri Li Keqiang u shpreh se qeveria kineze është e vendosur të ndjekë rrugën paqësore të zhvillimit dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Prandaj Pekini do të vazhdojë të këmbëngulë në dialogun me ASEAN-in dhe vendet përkatëse për të gjetur një mënyrë efektive për të ruajtur stabilitetin rajonal.(Zhan Dian/Artani)