20131010shinian |
Kryeministri kinez Li Keqiang nisi të mërkurën një turne në tre vende të Azisë juglindore. Në kuadër të turneut ai do të takohet me liderët e vendeve të Azisë lindore në mbledhjet që do të mbahen në Brunei. Në Panairin Kinë-ASEAN muajin e kaluar, Li Keqiangu paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e marrëdhënieve midis Kinës dhe ASEAN-it. Sipas tij marrëdhëniet e deritanishme mund të cilësohen si "10 vjet të arta", që do të pasohen nga "10 vjet diamanti".
Sivjet është jubileu i 10-të i vendosjes së partneritetit strategjik Kinë-ASEAN. Gjatë këtyre viteve, marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar rezultate të shumta. Lidhur me fjalën e kryeministrit Li, z. Zhang Yunling, ish-drejtori i shkollës së çështjeve të Azi-Paqësorit pranë Akademisë Shtetërore të Shkencave Shoqërore ka komentuar se "10 vitet e arta" u përshkuan nga forcimi i bashkëpunimit dhe besimit politik midis dy palëve, kurse "10 vitet e diamantit" nënkuptojnë zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
"Në 10 vitet e kaluara, pasi u krijua zona e tregtisë së lirë Kinë-ASEAN, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy palëve shënuan një zhvillim të shpejtë. Kina u bë partnerja më e madhe tregtare e ASEAN-it.
Për 10 vitet e ardhshëm, mendoj se kryeministri e ka fjalën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Në të kaluarën, kemi bërë shumë përpjekje në hapjen e tregtisë së mallrave,por në fushën e shërbimeve dhe investimeve kemi një nivel më të ulët ",vuri në dukje z. Zhang .
Gjatë "10 viteve të arta", vëllimi tregtar midis Kinës dhe vendeve të Azisë juglindore është shtuar pesë herë dhe investimet e ndërsjellta janë rritur 3 herë. Për këto, drejtori i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës Qu Xing tha se këto arritje janë realizuar në sajë të vëmendjes që i kanë kushtuar të dyja palët partneritetit strategjik dhe përparësive reciproke .
"Prandaj, në kushtet e krizës financiare globale, kur ekonomia botërore ka vështirësi zhvillimi, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë ruajtur shpejtësinë e rritjes ekonomike. Kina shënoi një rritje prej 8%-9%, ndërsa, ASEAN-i sa 5%-6%", tha z. Qu.
Kur flitet për bashkëpunimin Kinë-ASEAN, mosmarrëveshjet për detin e Kinës së Jugut janë një faktor që nuk mund të shpërfillet. Paqja dhe qendrueshmëria janë kushtet paraprake për lulëzimin e rajonit.
Ashtu si ujërat detare dhe linjat e rëndësishme detare, edhe zgjidhja e konflikteve për detin e Kinës së Jugut kanë të bëjnë me përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve të
Azisë Juglindore. Për këtë, z. Qu nënvizon se rezultatet e arritura në "10 vitet e arta" mbështeten në trajtimin e duhur të mosmarrëveshjeve territoriale në rajon. "Teksa presim "10 vitet e ardhshme të diamantit, duhet të mbajmë nën kontroll konfliktet", tha drejtori i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës.