PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi kinez "Kthim në 1942" i nominuar për çmimin "Oskar".
2013-10-08 10:07:14 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi dramatik kinez "Kthim në 1942" është ndër 76 të nominuarit në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, për edicionin e 86-të të çmimeve kinematografike "Oskar".

Ky prodhim kinematografik kinez, me regji të Feng Xiaogang, konkuron krahas filmave të tjerë aziatikë si "Mjeshtri i madh" i regjizorit nga Hong Kongu Wong Kar-wai dhe "Shpirti" të regjizorit tajvanez Chung Mong-Hong.

Në listën e filmave të nominuar për "Oskar" janë përfshirë filmi jug-korean i regjizorit Kang Zi-Kwan me titull "Të dënuarit e mitur" si dhe filmi japonez "Kalimi i madh" me regji të Ishii Yuya. Sipas Akademisë së çmimeve "Oskar", në këtë edicion është shënuar një rekord i filmave të përfaqësuar në konkurim. Për herë të parë marrin pjesë në garën botërore të filmit dhe shtete si Moldavia dhe Arabia Saudite, ndërsa Mali i Zi paraqitet si shtet i pavarur në konkurim. Sipas Akademisë, pas një viti bojkot, Irani i bashkohet garës me filmin "E kaluara" të regjizorit Asghar Farhadi.

Akademia e çmimeve "Oskar" do të shpallë 5 kandidatët fitues në 16 janar, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Los Angeles më 2 mars 2014. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China