Presidenti Xi Jinping theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Kinës do të sjellë shanse të mëdha për rajonin e Azi-Paqësorit.
"Kina dëshiron që të bashkëpunojë me partnerët rajonalë për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për Azinë, botën dhe qytetarët", tha Xi Jinping në fjalimin e mbajtur në Samitin e Sipërmarrësve të APEK-ut, në Bali të Indonezisë.
Lideri kinez nënvizoi se Kina po harton një plan të detajuar për thellimin e reformave dhe se vendi do të ndjekë një strategji për hapje më aktive ndaj botës së jashtme, duke përsosur sistemin e saj të zhvillimit ekonomik të ekuilibruar, të sigurtë dhe efektiv.
Xi Jinping propozoi sërish krijimin e një banke aziatike të investimeve në infrastrukturë, për të mbështetur financiarisht vendet e rajonit. (Çan Jean)