Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të dielën në Bali të Indonezisë me kryeministrin e Zelandës së Re, John Key.
Gjatë takimit, Xi Jinping tha se marrëdhëniet Kinë- Zelandë e Re kanë ruajtur prirjen e mbarë të zhvillimit dhe se është rritur bashkëpunimi tregtar me përfitim reciprok.
"Parimet e të dyja palëve mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale janë të njëjta ose të ngjashme, të dyja palët angazhohen në interesat dhe shqetësimet dypalëshe. Në gjysmën e parë të vitit, Kina u bë për herë të parë partnerja më e madhe tregtare e Zelandës së Re."
Gjatë takimit, John Key informoi Xi Jinping-un mbi situatën e cilësisë e produkteve të qumështit të Grupit Fonterra, duke u zotuar se do të marrë masa të rrepta për të garantuar cilësinë e produkteve. (Zhan Dian/Albana)