PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani: 6 vendet duhet të japin propozime të reja
2013-10-07 10:12:26 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit botërorë duhet të japin propozime të reja për bisedimet e ardhshme bërthamore në Gjenevë, njoftoi Agjencia e Lajmeve "ISNA" të dielën.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad-Javad Zarif tha se "propozimet e mëparshme i përkasin historisë dhe se duhet të ngrihen propozime të reja."

Gjashtë vendet, Britania, Kina, Franca, Rusia, SHBA-ja dhe Gjermania --u takuan dy herë me Iranin në Almaty, në shkurt dhe në prill. Fuqitë e mëdha i kërkuan Iranit të pezullojë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me pasurimin e uraniumit si dhe të mbyllë centralin bërthamor "Fordow".

Në këmbim të kësaj ata ofruan lehtësimin e sanksioneve të Iranit mbi industrinë petrokimike dhe tregtinë e tij për metalet e çmuara. Megjithatë, Irani nuk e pranoi propozimin, duke kërkuar heqjen e plotë të sanksioneve.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor bëhet për qëllime paqësore, megjithatë Perëndimi ka dyshime. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China