Tuesday  Apr 8th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Kina, e gatshme të punojë me Malajzinë për lidhje më të frytshme
2013-10-05 09:24:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u shpreh të premten në kryeqytetin e Malajzisë Kuala-Lumpur se Pekini është i gatshëm të punojë me palën malajziane për të pasur arritje më të mëdha në bashkëpunimin dypalësh.

Marrëdhëniet Kinë-Malajzi kanë një rëndësi të madhe për të dyja palët, u shpreh Xi në takimin me kreun suprem të shtetit të Malajzisë Abdul Halim Muadzam Shah, duke shtuar se, me thellimin e globalizimit ekonomik, fatet e të dy vendeve janë të lidhura edhe më ngushtë.

Kina, theksoi presidenti Xi, është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Malajzinë për t'i çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe, për të siguruar zhvillimin e përbashkët dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt.

Kreu suprem i shtetit i Malajzisë Abdul Halim Muadzam Shah  u shpreh nga ana e tij se vizita e presidentit Xi do ta ngrejë bashkëpunimin miqësor midis dy vendeve në një nivel më të lartë dhe do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe. (Artani)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China