Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti të enjten në Malajzi, duke nisur vizitën e tij zyrtare në këtë vend.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Xi pritet të takohet me kreun e lartë të Shtetit Abdul Halim Mu'adzam Shah dhe kryeministrin Najib Razak, si dhe do të marrë pjesë në samitin e bashkëpunimit ekonomik Kinë-Malajzi.
Pas Malajzisë, Xi Jinping do të udhëtojë për në ishullin indonezian, Bali për takimin e 21-të jozyrtar të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit. (Albana)