Presidenti kinez Xi Jinping në një fjalim në parlamentin e Indonezisë të enjten, theksoi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me vendet anëtare të ASEAN-it, duke nënvizuar përsëri konceptin e zhvillimi paqësor të Kinës.
Presidenti Xi, ndodhet në Indonezi për të marrë pjesën në konferencën jozyrtare të liderëve të APEC-ut, që do të zhvillohet më 7 dhe 8 tetor në ishullin Bali të Indonezisë.
Diskutimet midis liderëve përfshijnë koordinimin e punës për vendosjen e zonës së tregtisë së lirë, bashkëpunimit mes vendeve aziatike dhe infrastrukturën.
Radio e Jashtme e Kinës, e transmetoi direkt në disa gjuhë fjalimin e presidentit, në internet dhe radio. (Çan Jean)