PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, pakt mbrojtje nga Koreja e Veriut
2013-10-03 10:41:06 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nënshkruan një pakt të ri për të penguar përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë nga Koreja e Veriut, pas kërcënimeve në rritje nga Peniani.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë Konferencës së 45-të dypalëshe të Sigurisë, në Seul.

"Me shqetësim të veçantë janë programet bërthamore dhe aktivitetet e raketave balistike të Koresë së Veriut, si dhe përhapja e armëve kimike," tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun nga Koreja e Jugut, Kim Kwan-jin.

"Nëse ndeshim shenja të përdorimit të armëve bërthamore nga Peniani, ushtria e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së do të bashkojnë forcat detare, tokësore e ajrore, për të parandaluar çdo sulm," tha Hagel, duke shtuar se pakti përfshin strehë nga sulmet bërthamore, armët e zakonshme dhe sistemit të mbrojtjes nga raketat.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja mund t'i përgjigjen së bashku kërcënimit bërthamor të Penianit, tha ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Kwan-jin. (Zhan Dian/Leftion Peristeri) 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China