Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se ka gati propozimin e duhur për raundin e ri të bisedimeve gjashtëpalëshe, që do të zhvillohet në Gjenevë për programin bërthamor të Teheranit.
Rouhani shpreson se palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë propozim.
Ai shpreh se Irani do të konsultohet me gjashtë vendet për pasurimin e uraniumit dhe do të pranojë ekipet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të monitorojnë pajisjet bërthamore të vendit.
"Nëse do të ketë progres gjatë negociatave, mund të eliminohen masat ekstreme. Heqja e sanksioneve ndaj Iranit e ndërtimi i besimit reciprok, janë thelbësore për suksesin e bisedimeve", tha Rouhani. (Zhan Dian)