Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij indonezian, Susilo Yudhoyono, ranë dakord të mërkurën t'i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në nivel partneriteti strategjik.
Gjatë takimit me Yudhoyono, Xi propozoi gjithashtu themelimin e Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë, në ndihmë të integrimit ekonomik të Rajonit.
Të dy vendet gjithashtu ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në disa fusha, si: naftës, gazit dhe burimeve të reja të energjisë.
Indonezia do të mbështesë Kinën për të organizuar një takim të APEC-ut në vitin 2014. (Leftion Peristeri)