Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha të martën se veprimet kontradiktore të Uashingtonit mund të dëmtojnë besimin reciprok, ndaj bëri thirrje që autoritetet amerikane të tregohen të sinqerta gjatë trajtimit të çështjeve me Teheranin.
Deklarata erdhi pas takimit të presidentit amerikan Barak Obama me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington, ku ai theksoi se SHBA-ja nuk do të përjashtojë asnjë opsion kur negocion me Iranin.
Obama shtoi se iranianët ishin të gatshëm të uleshin në bisedime për shkak të efekteve pozitive që kishin dhënë sanksionet.
Netanyahu i bëri thirrje Obamës të mbajë në fuqi sanksionet dhe t'i shtojë ato në rast se Teherani insiston në vijimin e programit të tij bërthamor. (Ardi Pulaj)