Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje presidentit amerikan Barak Obama të vazhdojë sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në vazhdim të shqetësimit të Tel Avivit për angazhimin diplomatik të Uashingtonit me Teheranin mbi programin e diskutueshëm bërthamor.
"Nëse diplomacia nuk do të funksionojë, sanksionet duhet mbeten," tha Netanyahu pas takimit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Obama u tha medieve pas takimit se sanksionet ekonomike të SHBA-së e kanë detyruar Iranin të ulët në tryezën e bisedimeve.
Aktualisht do të provojmë zgjidhjen e mosmarrëveshjes në rrugë diplomatike, tha Obama, duke shtuar se ShBA-ja nuk përjashton asnjë mundësi, përfshirë edhe atë ushtarake, deri sa të provohet se nuk ka asnjë armë bërthamore në Iran.
Komuniteti ndërkombëtar i përshëndeti zhvillimet e fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por ndërkohë Izraeli e quajti hipokrizi qëndrimet e Teheranit. (Vera/Leftion Peristeri)