Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei tha se Pekini ka ndjekur me vëmendje përpjekjet e të dyja palëve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Komentet e tij erdhën pasi presidenti amerikan Barack Obama dhe ai iranian Hassan Rouhani biseduan në telefon të premten e kaluar, duke shënuar kontaktin e parë mes liderëve të të dy shteteve që nga kriza e pengjeve e tri dekadave të kaluara.
"Kjo është një ngjarje pozitive për paqen dhe stabilitetin në rajon," tha Hong.
Kina mban një qëndrim të fortë për të zgjidhur në rrugë paqësore konfliktin për programin bërthamor të Teheranit. (Leftion Peristeri)