PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping, turne në Azinë Juglindore
2013-09-30 14:51:48 CRI Komenti juaj Printoni
访问---Fǎngwèn---Vizitë


Sipas programit, nga 2 deri më 8 tetor, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping do të bëjë vizitë shtetërore në Indonezi dhe Malajzi. Krahas këtyre, kryetari Xi do të marrë pjesë edhe në takimin e 21-të jozyrtar të liderëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Rajonit të Azi-Paqësorit (që njihet si APEK). Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, turneu i kryetarit Xi Jinping do të ketë rëndësi të madhe për thellimin e marrëdhënieve Kinë-Indonezi dhe Kinë-Malajzi, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kinës dhe ASEAN-it, si dhe do të luajë një rol të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit të rajonit të Azi-Paqësorit.

Zv/ministri i Jashtëm i Kinës Liu Zhenmin deklaroi për mediat se gjatë turneut, kryetari Xi Jinping do të takohet me homologët e tij të Indonezisë dhe Malajzisë, do të nënshkruajë një sërë dokumentesh bashkëpunimi si dhe do të marrë pjesë në forume industriale dhe ekonomike.

Liu Zhenmin bëri të ditur gjithashtu që kryetari Xi, me ftesë të homologëve, do të mbajë një fjalim në parlamentin indonezian. Kjo do të jetë hera e parë që një lider i huaj të ngjitet në podiumin e parlamentin indonezian.

Pas vizitës në Indonezi dhe Malajzi, kryetari Xi Jinping do të marrë pjesë në takimin e 21-të jozyrtar të liderëve të vendeve të APEK-ut. Kjo do të jetë hera e parë që Xi Jinping merr pjesë në aktivitetin e APEK-ut. Sipas programit, Xi do të paraqesë qëndrimin e Kinës mbi gjendjen ekonomike globale, rolin e APEK-ut në tregtinë shumëpalëshe, lidhjen e Rajonit të Azi-Paqësorit, rritjen e vazhdueshme dhe të barabartë. Krahas këtyre, Xi Jinping do të prezantojë edhe përgatitjet e Kinës për organizimin e takimit zyrtar të liderëve të APEK-ut që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.


Indonezi

Bashkëpunimi i Rajonit të Azi-Paqësorit është një temë kryesore në APEK. Në një konferencë për shtyp, zv/ministri i Tregtisë i Kinës Yu Jianhua vuri në dukje se: "Kina mban një qëndrim të hapur ndaj bisedimeve për bashkëpunimin rajonal. U bëjmë thirrje palëve të jenë të hapura dhe të zhvillojnë me durim dhe transparencë bisedimet për tregtinë e lirë. Duhet të ketë fleksibilitet për ekonomitë me nivele të ndryshëm zhvillimi. Kështu, vendet e ndryshme do të ketë më shumë zgjedhje në proçesin e integrimit."

Yu Jianhua vuri në dukje se APEK-u, si organizatë rajonale, duhet të krijojë një platformë shkëmbimesh, ku zonat e ndryshme me tregtinë e lirë mund të nxjerrin mësime nga njeri-tjetri, të ndikojnë në zhvillimin e njeri-tjetrit. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China