PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hapi i parë i zgjidhjes së çështjesh bërthamore të Iranit
2013-09-30 11:03:04 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha për mediet amerikane se Irani, SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë bërë hapin e parë drejt zgjidhjes së çështjes bërthamore, duke pranuar se Irani është i gatshëm për zhvillimin e negociatave, njoftoi të dielën Agjencia kineze e Lajmeve "Xinhua".

Palët e ndryshme ranë dakord që të mblidhen në tetor në Gjenevë për raundin tjetër të dialogut mbi problemin bërthamor të Iranit. Më 26 shtator, ministri i Jashtëm i Iranit shkëmbeu pikëpamjet me ministrat e Jashtëm të 6 vendeve, të Kinës, SHBA-së, Rusisë, Britanisë, Francës dhe të Gjermanisë.

Një ditë më vonë, presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i vet iranian Rohani zhvilluan një bisedë telefonike. Ky është dialogu i parë i drejtpërdrejtë midis udhëheqësve të të dy vendeve pas më shumë se 30-vjetëve kur u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dypalëshe. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China