PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shangai, nis funksionimin Zona e Tregtisë së Lirë pilot
2013-09-30 09:55:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të dielën nisi funksionimin Zona e Tregtisë së Lirë pilot e Shangait. Deri tani 36 kompani kineze dhe të huaja janë licensuar për të ushtruar veprimtarinë e tyre në këtë zonë.

Ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng tha se krijimi i Zonës së Tregtisë së Lirë pilot të Shangait ka për qëllim të thellojë në mënyrë të gjithanshme reformën, të zgjerojë më tej hapjen ndaj botës, të realizojë inovacionin e sistemit, të kërkojë rrugë të reja dhe të grumbullojë përvojë të mëtejshme.

Ndër 36 kompanitë e licensuara, 11 janë me investime të përbashkëta kineze e të huaja ose vetëm të huaja. Këto kompani do të zhvillojnë biznesin e tyre në fushën e financave, të tregtisë, të kulturës, të komunikacionit, të biznesit elektronik ndërkufitar etj.

Po të dielën, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës, Komisioni Rregullator i Sigurimeve i Kinës, Komisioni Rregullator Bankar i Kinës e institucione të tjera publikuan politikat e tyre përkatëse për të përkrahur dhe për të nxitur zhvillimin e Zonës së Tregtisë së Lirë pilot. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China