Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Zarif i përshkroi të enjten bisedimet bërthamore me fuqitë botërore si "konstruktive".
"Ishte një takim konstruktiv", tha Zarif, pas ai u takua me ministrat e jashtëm të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë.
Zarif tha se diskutimet ishin "substanciale" dhe ai shpreson se çështja do të zgjidhet në kohën e duhur dhe në një mënyrë që trajton si nevojat e popullit iranian ashtu dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e quajti gjithashtu "konstruktiv" takimin, por vuri në dukje se mbetet " shumë punë për t'u bërë."
Kerry tha se ai shpreson për arritjen e rezultateve konkrete për pyetjet e pazgjidhura lidhur me programin bërthamor të Iranit. (Leftion Peristeri)