PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bisedimet për problemin bërthamor të Iranit, "atmosferë pozitive" e "konstruktive"
2013-09-27 10:13:59 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë zhvilluan bisedime të enjten në selinë e OKB-së në Nju-Jork me ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Zarif.

Pas takimit, ministrat e jashtëm të Britanisë e Gjermanisë Uilliam Hag dhe Guido Vestervele, si edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurimit Katrin Ashton, u shprehën njëzëri se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë pozitive. Por, sipas tyre, faza e tanishme synon vetëm hedhjen e bazave dhe krijimin e një kornize. Bisedimet konkrete do të nisin në mesin e tetorit në Gjenevë.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Zarif u shpreh nga e tij se bisedimet ishin konstruktive dhe se ai është i kënaqur me këtë hap të parë. Lidhur me sanksionet ndërkombëtare, Zarif tha se ato do të luajnë vetëm një rol të përkundërt me objektivin fillestar të tyre.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China