"Tetori gjerman"-një veprimtari e përvitshme kulturore shënon këtë vit edicionin e tij të shtatë në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj veprimtarie do të shfaqen për publikun shqiptar koncerte të muzikës rock, klasike, pjesë teatrale, mbrëmje letrare dhe ekspozita nga autorë gjermanë.
Ndër pjesmarrësit në edicionin e sivjetëm të "Tetorit gjerman" janë grupi berlinez I muzikës rock "Samavayo", pianisti shqiptar Desar Sulejmani dhe sporanoja gjermane Caroline Merz, si dhe disa autorë ekspozitash fotografike dhe librash. (Balkanweb)