PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang në takimin për çështjen bërthamore iraniane
2013-09-25 18:31:31 xinhua Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi do të marrë pjesë më 26 shtator në Nju Jork në takimin e shefave të diplomacive për çështjen bërthamore të Iranit.

Wang dhe homologët e tij nga vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania do të diskutojnë mbi situatën aktuale që ka lidhje me programin nuklear të Teheranit, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Pekin, Hong Lei.

Ai shtoi se Kina është në favor të një zgjidhjeje paqësore të problemit, nëpërmjet dialogut e negociatave dhe shpreson që takimi i rradhës do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China