Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i ftoi liderët e vendeve të ndryshme të botës të marrin pjesë në Samitin e Klimës të vitit 2014.
Në ceremoninë e hapjes së debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Ban vuri në dukje se reduktimi i lëshimit të karbonit mund të rrisë punësimin, përmirësojë shëndetin publik dhe të mbrojë mjedisin.
"Për të ecur në këtë rrugë, ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në Samitin e Klimës që do të zhvillohet vitin tjetër në Nju-Jork," tha Ban Ki-moon, duke i nxitur përfaqësuesit e kombeve të bëjnë "premtimet e guximshme" duke shtyrë përparimin e bisedimeve brenda Konventës së OKB-së mbi Ndryshmin e Klimës.
Samiti i Klimës i vitit 2014 nuk është pjesë e bisedimeve mbi klimën i OKB-së. Ky samit synon të hartojë dokumentet kornizë për hartimin e Konventës së OKB-së mbi Ndryshmin e Klimës para vitit 2015. (Wang Xianya, Leftion Peristeri)