Saturday  Apr 19th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang uron Merkelin për rizgjedhjen
2013-09-24 11:02:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang e telefonoi të hënën kancelaren gjermane Angela Merkel për ta uruar për rizgjedhjen.

Z. Li i shprehu homologes gjermane urime për fitoren e koalicionit të drejtuar prej saj. "Kina vlerëson lart rolin aktiv të Gjermanisë në nxitjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare kino-europiane. Nisur nga një këndvështrim strategjik, qeveria kineze i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me palën gjermane. Dëshirojmë që, si një vend i rëndësishëm anëtar i Bashkimit Europian, Gjermania të vazhdojë të punojë për forcimin e marrëdhënieve Europë-Kinë," tha kryeministri kinez Li Keqiang.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e falënderoi kryeministrin kinez për urimet. Ajo tha se Gjermania është e gatshme të punojë bashkë me palën kineze për të ruajtur nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China