PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi: Nis auditimi i "Trojkës", optimizëm për suficitin parësor
2013-09-23 09:54:50 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën filloi në Athinë raundi i ri i një auditimi të rregullt të ekonomisë greke nga ana e të dërguarve të "Trojkës". Inspektorët e BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Europiane duket se janë optimistë se Greqia është drejt arritjes së një suficiti parësor në fillim të vitit 2014, sipas burimeve të Ministrisë greke të Financave.

Të dielën në mbrëmje përfundoi takimi i parë i kryeaudituesve me ministrin grek të Financave Janis Sturnaras. Zyrtarë grekë bënë të ditur në kushte anonimiteti për mediat pas bisedimeve se "klima ishte e mirë" dhe se përfaqësuesit e "Trojkës" duket se ndanë besimin e palës greke për një rezultat pozitiv në fund të vitit.

Sufitici buxhetor parësor është suficiti fiskal pa pagesat e interesave. Arritja e tij është vlerësuar si një parakusht për dhënien e ndihmës së mëtejshme vitin e ardhshëm për Athinën.

Ndërkohë, gjatë javëve të ardhshme rregullimi fiskal dhe programi i reformave i Greqisë do t'i ushtrohen një shqyrtimi tërësor. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China