Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston të SHBA-ve, dekoratën"Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Ky titull i lartë iu dorëzua nga kreu i shtetit shqiptar At' Artur Liolinit, me motivacionin "Luftëtare konsekuente për Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe konsolidimin e sovranitetit të tyre dhe rritjes së profilit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë qindra bashkatdhetarë që jetojnë në SHBA.Gjatë kësaj vizite Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora në varrezat Forest Hills të Bostonit, ku prehen Fan Noli dhe Faik Konica. (Balkanweb)